Policia e Kosovës ka arrestuar dy Arpersona në Prishtinë pasi gjatë kontrollit tek të njëjtit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me karikator, një gëzhojë dhe 18-qese substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Sipas njoftimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, shkruan Arbresh.info.
Rasti është iniciuar si “Posedim i paautorizuar i armës dhe narkotikëve” dhe është duke u hetuar.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi gjatë kontrollit tek të njëjtit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me karikator, një gëzhojë dhe 18-qese substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, rasti duke u hetuar.”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Arbresh.info/
Moti sot kryesisht i vranët, priten edhe reshje bore
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...