Policia e Kosovës ka arerstaur dy persona dje në Prishtinë.
Sipas policisë, njëri dyshohet se derisa ishte në testimin për patentë shofer tek i njëjti janë gjetur një kamerë trupi, një kufje e vendosur në vesh dhe një pajisje shtesë përmes të cilës i dyshuari ka komunikuar me pronarin e një auto-shkolle në mënyrë që ta kalonte provimin teorik për patentë shofer, shkruan Arbresh.info.
Lidhur me rastin është arrestuar edhe pronari i auto-shkollës.
Policia bën të ditur se pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar edhe një i dyshuar tjetër që për momentin ndodhet në arrati i cili dyshohet se në këmbim të parave i ka lëshuar të dyshuarit të parë vërtetimin për aftësim të kandidatit pa qenë prezent fare.
Me vendim të prokurorit dy të arrestuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
Rasti në hetime.
“DHËNIE-PRANIM I RYSHFETIT /LEGALIZIM I PËRMBAJTJES SË RREME Prishtinë 14.02.2024 – 13:30. Është arrestuar dyshuari mashkull kosovar për shkak se derisa ishte në testimin për patentë shofer tek i njëjti janë gjetur një kamerë trupi, një kufje e vendosur në vesh dhe një pajisje shtesë përmes të cilës i dyshuari ka komunikuar me pronarin e një auto-shkolle në mënyrë që ta kalonte provimin teorik për patentë shofer. Lidhur me rastin është arrestuar edhe pronari i auto-shkollës që është përfshirë në rast. Pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar edhe një i dyshuar tjetër që për momentin ndodhet në arrati i cili dyshohet se në këmbim të parave i ka lëshuar të dyshuarit të parë vërtetimin për aftësim të kandidatit pa qenë prezent fare. Me vendim të prokurorit dy të arrestuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Rasti në hetime.”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Arbresh.info/
Në vitin 2028 do të prodhohet iPhone i parë me kamerë 200MP
Një ndërhyrje e thjeshtë që ul ndjeshëm rrezikun e gjakderdh...
Microsoft heq aplikacionin falas të Office për Windows
Goja e thatë nuk është e padëmshme: Ja çfarë sëmundjesh mund...
Presidenti kroat: Franca na dha aeroplanë të përdorur e Serb...
Halili nga Prishtina te Tirana