Policia e rajonit të Prishtinës ka realizuar disa kontrolle të mërkurën në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Në këtë rast, është ndaluar një person për kontrolle dhe tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një armë dhe sasi e substancave narkotike 48 qese me rreth 100 gram, përcjell Arbresh.info.
“Pjesë e aksionit ka qenë kontrolli i vendbanimit të të dyshuarit dhe objekteve përcjellëse, në rrugën “Fitorja” në Podujevë ku janë gjetë dhe sekuestruar: një pushkë gjuetie, dy pistoleta (TT,Bereta), pesë karikatorë, municion, para të gatshme rreth 1000 Euro, një mjet i prehtë-thikë, tre telefona etj”, thuhet në njoftimin e policisë.
Lidhur me rastet janë arrestuar dy persona të dyshuar:
Ndaj të dyshuarit F. F, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge.
Me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh.
Ndërsa ndaj të dyshuarit B.F, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës është iniciuar rast për armëmbajtje pa leje./Arbresh.info

Shqipëria këtë vit planifikon t’i mbyllë 16 kapituj në proce...
Sot mblidhen dy komisione parlamentare në Kuvendin e Kosovës
Kryeministri Netanyahu: Jemi në gjysmë të rrugës, Irani do t...
Fluks i madh për ndeshjen Kosovë–Turqi: Komuna shton autobus...
Kosova përballë historisë: Sonte kërkon biletën për Botërori...
Mot i paqëndrueshëm të martën, priten reshje në shumicën e v...