Dy persona janë arrestuar në Fushë Kosovë për shkak se kanë sulmuar njëri-tjetrin pas një mosmarrëveshje në liftin e një objekti banesor, raporton Policia e Kosovës.
Ata së bashku edhe me të dyshuarin e tretë, e kishin sulmuar njëri-tjetrin dhe si pasojë të tre kanë pësuar lëndime trupore.
Sipas Policisë, të dyshuarit si pasoj e lëndimeve kanë pranuar tretman mjekësor, ku njëri prej tyre është dërguar në QKUK dhe mbetet në tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje kurse tjetri është liruar në procedurë të rregullt./Arbresh.info
Ylli i madh i Galatasarayt bëhet prioritet i Barcelonës
Forcat e mbrojtjes së NATO-s neutralizojnë raketën e tretë i...
NATO: S’ka vendim për reduktimin e trupave amerikane nga Kos...
Maqedonci për blerjen e raketave kineze nga Serbia: Shpërfaq...
Osmani: Masakra e Tregut të Gjelbër në Mitrovicë dëshmi e k...
Vuçiq: Serbia po përgatitet për një sulm të mundshëm nga ale...