Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në fshatin fshatin Strellc-Deçan nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Dhunё nё familje, Kanosje, dhe Mbajtje nё pronësi, kontroll apo shfrytëzim tё paautorizuar tё armёve”.
Sipas policisë, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, shkruan Arbresh.info.
“Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, me datë 03.01.2024, ёshtё njoftuar se nё fshatin Strellc-Deçan, ka ndodhur njё rast “Dhunё nё familje”, me tё marrё informatёn njёsitet pёrkatёse tё Stacionit Policor nё Deçan, kanё shkuar nё vendin e ngjarjёs, aty kanё kontaktuar me viktimat tё cilёt deklarojnё se janё dёbuar nga shtёpia nga tё dyshuarit (familjarё tё tyre).”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia njofton se pas kontrollit në adresën ë dy të dyshuarve është gjetur dhe sekuestruar armë dhe fishekë.
“Pas njё pune intensive tё hetuesёve tё Stacionit Policor nё Deçan, dhe nё koordinim me prokurorin e shtetit sot me datё 04.01.2024, ёshtё kryer kontroll-bastisje ne adresën e personave tё dyshuar dhe tek te njëjtit janё gjetur dhe sekuestruar:
Njё (1) pistoletё Sig Sauer 9×19 mm, armё e cila kishte leje përkatëse
Njё (1) karikator i sё njejtёs armё
Tridhjetё e tre (33) fishekt kal. 9x19mm
Njё (1) pushkё e gjatё Mossberg me dylbi kal: 30-06 SPRG, armё e cila kishte leje pёrkatёsё.
Njёzet (20) fishek tё sё njejtёs armё.
Njё (1) armё AK-47
Dy (2) karikator i sё njejtёs arme
Njёqind e njёzet e njё (121) fishek kal: 7.62×39 mm”, njofton policia./Arbresh.info/
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...
Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme për kamionë, shkak re...
Rrëzohet një aeroplan privat në Brazil, katër të vdekur
Kërcënoi dhe shau Ramush Haradinajn, Prokuroria: I dyshuari ...
12-vjeçari shqiptar vdes pasi rrezohet nga dritarja e ndërte...