Arrestohen dy persona, ju gjetën dy pistoleta me karikatorë e fishekë

14:10 | 20 Maj 2022

Policia në Gjilan pranon një informatë se një person i dyshuar qe ishte duke drejtuar një kamionetë me targa vendore ishte i armatosur. Njësiti patrullues menjëherë ka ndërmarrë masa operative dhe e kanë ndaluar kamionetën e lartshënuar ne rrugën “ Bulevardi Ibrahim Rugova” saktësisht para hotel “” Kristal” duke e arrestuar personin e dyshuar . I dyshuari B.S. viti i lindjës 1966 është kontrolluar dhe i është gjetur:

• Pistoletë e Modeli HS, prodhim Kroat dhe
• Një karikator me 10 dhjetë fishek Cal. 9mm.

Rasti i dytë ka ndodhur rreth orës 23:45 ku Njësti i Reagimit të Shpejtë (NJRSH) derisa ishin duke patrulluar në fshatin Kishnapolë ka ndaluar veturën Mercedes me targa vendore dhe ka arrestuar të dyshimtin SH.I. viti i lindjës 2000, ku gjatë kontrollimit ka gjetur:
• Pistoletë e modelit “Vzor”, prodhim Qekosllovak,
• 28 cope fishekë te kalibrit 7.65
• Një karikator
• Një këllëf te armës

Në të dy rastet për personat e dyshuar me vendim të Prokurorit të Shtetit iniciohen rastet në procedurë të rregullt dhe i dedikohen Prokurorisë Themelore-Departamenti Krimeve të Rënda Gjilan./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale