Prokuroria Themelore në Gjilan, Inspektorati Policor i Kosovës dhe Policia e Kosovës, njoftojnë se si vazhdimësi e hetimeve intensive, janë ndaluar edhe dy persona të dyshuar, lidhur me rastin “Karaçeva”, ku që nga fillimi i këtij aksioni të përbashkët numri i personave të ndaluar ka shkuar në 63.
Sipas njoftimit të prokurorisë, i dyshuari i parë është arrestuar nënë dyshimin se me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, ka blerë gjedhe, duke qenë në dijeni se janë të kontrabanduara.
“I dyshuari B.A., dyshohet se ka kryer veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se në fshatin Karaçevë, komuna e Kamenicës, me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, ka blerë gjedhe, për të cilat ka pasur dijeni se janë të kontrabanduara”, njofton prokuroria.
Ndërsa, i dyshuari SH.I., dyshohet të ketë kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, pasi në fshatin Karaçevë, komuna e Kamenicës, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, ka organizuar lojëra të fatit, të cilat janë të ndaluara me ligj.
Të dyshuarit B.A., dhe SH.I., me urdhër të prokurores së rastit gjenden nën masën e ndalimit prej 48 orësh./arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?