Dy kosovarë, të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar në Morinë nga Policia e Shqipërisë.
Policia ka bërë të ditur se 27-vjeçari nga Kosova, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, u arrestua me qëllim ekstradimin e tij në Zvicër.
“Gjatë ditës së sotshme, specialistët e Policisë Kufitare Morinë, bënë arrestimin provizor me qëllim ekstradimi të shtetasit kosovar, dhe konkretisht: P.Sh., 27 vjeç, banues në Kleqke, Kosovë. Ky shtetas u kap në hyrje të PKK Morinë, Ku gjatë regjistrimit në sistemin rezultoj shtetas ” i shpallur në kërkim ndërkombëtar”, nga autoritet Zviceriane, i dënuar me 2 vite e 8 muaj burg për trafik droge”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit, transmeton Indeksonline.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.
Gjithashtu, në këtë vend është ndaluar edhe shtetasi kosovar i shpallur në kërkim kombëtar, konkretisht: Z.Y., 29 vjeç, banues në Podujeve, Kosovë.
“Ndalimi i tij u bë pasi, gjatë regjistrimit në sistem rezultoj “shtetas i shpallur në kërkim kombëtar”. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës me vendim penal nr.84, datë 14.06.2016, ka caktuar ndaj tij, masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale ” Kontrabanda me mallra të tjera”, parashikuar nga neni 174 i K.penal”, kanë deklaruar në polici, transmeton Indeksonline. Ky shtetas ju dorëzua D.V.P. Kukës, për veprime të mëtejshme.
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit