Dy kosovarë, që jetojnë në Britani, janë arrestuar në Kroaci, nën dyshimin se bashkë me një person tjetër kanë dhunuar një 28-vjeçare në një hotel në Split.
Ndaj tyre tashmë është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji, raporton mediumi kroat Index.hr.
Rasti dyshohet se ka ndodhur mëngjesin e së martës, në dhomën e hotelit midis orës 05:00-07:30.
Viktima e ka raportuar rastin mënjeherë në Polici. Një prej të dyshuarve është gjetur në vendin e ngjarjes.
Sipas Kodit Penal të Kroacisë, kjo vepër penale mund të dënohet me një dënim minimal prej gjashtë muajsh deri në një maksimum prej dhjetë vjetësh burgim.
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan