Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona të cilët dyshohen të kenë sulmuar fizikisht disa persona, rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Podujevë, Prizren si dhe Vushtrri.
Përmes një njoftimi për media policia ka bërë të ditur se në Prishtinë është arrestuar një persona pasi që i njëjti dyshohet se i ka shkaktuar lëndime trupore një personi tjetër, shkruan Gazeta Sinjali.
“Është arrestuar një i dyshuar mashkull K/Shqiptar nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar viktimën mashkull K/Shqiptar të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK ndërsa me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkaq në Podujevë një person është sulmuar fizikisht nga disa persona të panjohur deri më tani./arbresh.info/
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve