Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Policinë e Kosovë dhe me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike të martën kanë ndërmarrë veprime për zbardhjen e një rasti të dyshuar për vepra penale.
Lidhur me këtë aksion, me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë arrestuar 10 persona nën dyshimin se janë përfshirë në veprat penale: “lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë” dhe “keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit” dhe “hyrje në sistemet kompjuterike”, përcjell Arbresh,info.
Në këtë kontekst, është lëshuar një urdhër gjyqësor për të kryer kontrolle në 14 lokacione të ndryshme në qytetet: Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Kaçanik, Drenas, Suharekë dhe Deçan.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se nga ky rast aktualisht janë të dëmtuar katër institucione financiare dhe vlera e dëmit të shkaktuar deri më tani tejkalon shumën prej 400 mijë euro.
Poashtu, nga ky aksion janë sekuestruar prova të ndryshme të cilat do të shërbejnë në procedurën penale, si dhe dobi pasurore e përfituar nga veprat penale të lartcekura./Arbresh.info/
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit