Gjashtë persona është arrestuar të martën në Gjilan pasi dyshohen për organizim të skemave piramidale.
Policia e Kosovës përmes raportit njëzet e katër orësh ka njoftuar se hetimet janë kryer në dy lokacione të ndryshme, shkruan arbresh.info.
Gjithashtu Policia njofton se të dyshuarve u janë sekuestruar edhe prova materiale.
“Me 06.08.2019 janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj K/Shqiptar, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale të lartëcekur. Gjatë kontrollit në dy lokacione janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale , kompjuter, laptop, TV dhe para kesh”, thuhet në raportin e PK-së.
Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje ndërsa rasti është duke u hetuar./Arbresh.info/
Hasani: Deputetët nuk mund të detyrohen të qëndrojnë në sall...
Ministria e Andin Hotit merr vendimin e parë
Tërmeti me magnitudë 6.0 godet Italinë jugore, epiqendra pra...
Zhduket një grua në Ferizaj
Irani: Bllokimi në Ngushticën e Hormuzit do të vazhdojë deri...
Tentim vrasje në Skenderaj, i dyshuari në arrati