Në Graçanicë, një numër i madh i qytetarëve serbë janë mbledhur para stacionit policor në shenjë proteste për arrestimin e sotëm të D.M.
D.M. është arrestuar si i dyshuar për krime lufte, gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Sipas raportimeve të Kosovaonline, vendasit kanë arritur të bllokojnë rrugën edhe pse policia i ka penguar ta bëjnë këtë, transmeton klankosova.
Në njoftimin e Policisë e Kosovës thuhet se personi në fjalë dyshohet për krime të kryerra gjatë periudhës së luftës në Kosovë (1998-1999).
“Ndaj të njëjtit janë siguruar prova për ekzistimin e dyshimit të arsyeshëm se në bashkëkryerje edhe me pjesëtarë të tjerë, gjatë periudhës së luftës në Kosovë në cilësi të personave zyrtar (gardian të burgut) në Prishtinë dhe në paralelen e ndarë nga Prishtina konkretisht në burgun e Lipjanit, në mënyrë sistematike, dyshohet se kanë ushtruar torturë, dhunë fizike, psikike, keqtrajtime dhe maltretime çnjerëzore dhe të skajshme për jetën ndaj të burgosurve shqiptarë”, thuhet në njoftim.
LEXO EDHE
Arrestohet një serb në Graçanicë i dyshuar për krime lufte në burgun e Lipjanit
E konfirmon Specialja, lirohen me kusht Smakaj e Fazliu
Llapi eliminon Dritën nga Kupa e Kosovës
Edhe Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu lirohen nga Gjykata Spe...
Haxhi Shala u lirua me kusht, e konfirmon Specialja
Prishtina transferon ish-lojtarin e Borës
Dyshime për manipulim të votave në Gjilan, intervistohen 14 ...