Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar pas arrestimit të tre zyrtarëve komunal për ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe ”Marrja e ryshfetit”.
Rama ka riafirmuar përkushtimin ndaj sundimit të ligjit teksa ka ofruar bashkëpunim të plotë me të gjitha organet kompetente.
“Kryeqyteti riafirmon përkushtimin ndaj sundimit të ligjit dhe funksionimit të pavarur të institucioneve të drejtësisë të Republikës së Kosovës. Në lidhje me arrestimin e zyrtarëve të Komunës së Prishtinës, Kryeqyteti do të ofrojë bashkëpunim të plotë me të gjitha organet kompetente, në përputhje me detyrimet ligjore dhe standardet e një shteti demokratik. Në këtë frymë, Kryeqyteti Prishtina mbetet i hapur për çdo proces verifikimi dhe veprim procedural, në frymë bashkëpunimi dhe me respekt të plotë për organet e drejtësisë të Republikës së Kosovës. Askush mbi ligjin!”, ka shkruar Rama në Facebook./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Arrestohen tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës nën dyshimin për ryshfet, njëri u kap në flagrancë
Arrestohen tre zyrtar komunal në Prishtinë, Prokuroria jep detaje
Lojtari që kaloi shtatë sezone pa luajtur te Chelsea, edhe p...
Trump zotohet se do ta godasin Iranin “shumë fort” në ditët ...
Patriarku serb letër propaganduese Papës, Putinit e Trumpit:...
Kërkohet paraburgim ndaj 5 të pandehurve për bixhoz
Osmani priti në takim ambasadorin e Italisë, Maurizio Antoni...
IKSHPK: 6 vjet nga rasti i parë me COVID-19 në Kosovë