Një rast i dhunës fizike është regjistruar pasditen e sotme në shkollën fillore të mesme të ulët “Pavarësia” në Prishtinë, ku një video e publikuar në rrjete sociale shfaq një mësimdhënës duke ushtruar dhunë ndaj një nxënësi.
Pas publikimit të pamjeve, Policia e Kosovës dhe Prokuroria kanë reaguar menjëherë, ndërsa mësimdhënësi është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë.
Megjithatë, psikologu i kësaj shkolle, Nazim Mahmuti, ka dhënë një version tjetër të ngjarjes, duke pretenduar se mësimdhënësi është sulmuar nga një grup prej dhjetë nxënësish dhe se veprimi i tij ka qenë në vetëmbrojtje.
Në një deklaratë për “Zëri”, Mahmuti ka thënë se nxënësit kanë zgjedhur sallën e arsimtarëve për ta realizuar incidentin, pasi kjo hapësirë nuk është e pajisur me kamera sigurie, ndërsa sipas tij, ata kanë incizuar vetëm momentin e fundit të ngjarjes.
Ai ka sqaruar se nxënësi që shihet në video, me inicialet A.O., nuk është nxënës i mësimdhënësit në fjalë dhe se ndaj tij janë ndërmarrë më herët masa të shumta disiplinore për sjellje problematike.
Sipas Mahmutit, mësimdhënësi i teknologjisë ndodhej në shkollë duke përgatitur aktivitete për Ditën e Shkollës që pritet të shënohet më 16 shkurt, ndërsa nxënësi fillimisht e ka fyer dhe sharë atë me gjuhë të papranueshme. Pas largimit të nxënësit nga mësimdhënësi, ai është rikthyer në sallën e arsimtarëve i shoqëruar nga nëntë nxënës të tjerë, duke e sulmuar fizikisht arsimtarin.
“Ai ka reaguar në përpjekje për vetëmbrojtje, në një situatë kur u përball me një grup nxënësish. Nxënësit janë larguar dhe kanë incizuar vetëm momentin e fundit, duke krijuar një përshtypje të njëanshme për ngjarjen”, ka deklaruar Mahmuti.
Psikologu ka shtuar se nxënësi ka një dosje problematike brenda shkollës, me mungesa të shumta, vërejtje dhe sjellje të papërshtatshme ndaj stafit arsimor, ndërsa mësimdhënësi, sipas tij, konsiderohet ndër më korrektët dhe më të përkushtuarit në këtë institucion.
Ushtarë të KFOR-it zhvillojnë kualifikime për qitje në Camp ...
Arlind Sejdiu i bashkohet FC Ferizajt
Osmani dhe Haradinaj diskutojnë për Bordin e Paqes dhe zhvil...
BE dhe vendet arabe kundër zgjerimit izraelit në Bregun Perë...
Distria Krasniqi prinë në ranglistën botërore të xhudos
Me 11 vota ‘për’, certifikohen rezultatet e zgjedhjeve të 28...