Komuna e Malishevës ka reaguar pas arrestimit të ish-kryetarit të kësaj komune, Isni Kilaj nga Gjykata Speciale.
Në reagimin e kësaj komune thuhet se me shqetësim të madh ka marrë informacionin për arrestimin e dytë radhazi, të tij.
“Komuna e Malishevës, me shqetësim të madh ka marrë informacionin për arrestimin e dytë radhazi, të ish kryetarit të Komunës së Malishevës, z. Isni Kilaj. Ne si komunë, besojmë dhe jemi thellë të bindur se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka qenë luftë e pastër dhe mbi të gjitha ka qenë luftë për liri e çlirim”, thuhet në reagim, shkruan Arbresh.info
Tutje thuhet se komuna e Malishevës beson se të gjithë bartësit e luftës çlirimtare, janë të pafajshëm dhe besojmë në kthimin sa më parë të tyre në vendlindje dhe pranë familjeve të tyre.
“Edhe njëherë, shprehim shqetësimin tonë për këto veprime të pandërprera ndaj luftëtarëve të lirisë. Ne besojmë në drejtësi. Lufta e UÇK-së, është një luftë e njohur nga të gjithë, luftë e cila i ka sjellë lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Komuna e Malishevës beson se të gjithë bartësit e luftës çlirimtare, janë të pafajshëm dhe besojmë në kthimin sa më parë të tyre në vendlindje dhe pranë familjeve të tyre”, përfundon reagimi.
Gjykata Speciale ka arrestuar sot ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Blend Kilaj, djali i Isni Kilajt.
Ai ka thënë se arrestimi i babait ka ndodhur rreth orës 7 të mëngjesit.
Kilaj ka qenë ish-komandant i UÇK-së dhe ai ishte arrestuar edhe më parë nga kjo gjykatë në nëntor të 2023-tës.
Ai është liruar “me kushte të rrepta” dhe lirimi i tij me kusht është mundësuar pas dhënies së dorëzanisë prej 30.000 eurosh./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...