Dy zyrtarë policorë në Pejë, janë arrestuar nën dyshimin për marrje të ryshfetit.
Ata janë ndaluar për 48 orë.
Lidhur me rastin është deklaruar edhe Prokuroria e Pejës, përmes zëdhënësit Shkodran Nikçi.
Për Arbresh.info ai tha se do të bëhet kërkesë për sigurimin e prezencës së tyre në procedurë penale.
“Po dy zyrtarë policorë janë arrestuar dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë. Aktualisht është duke u përpiluar kërkesa për sigurimin e prezencës së të pandehurve në procedurë penale”, deklaroi Nikçi.
Dy zyrtarët policorë të arrestuar, dyshohet se i kërkuan para një qytetari për t’mos i shqiptuar gjobë./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
IPK arreston dy zyrtarë policor në Pejë, dyshohet se morën ryshfet nga një qytetarë
Detaje nga vrasja në Memaliajt, vëllai i dorasit i plagosur ...
Kurti merr pjesë në themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Naty...
Mblidhen sot tri komisione parlamentare
Përurohet transformimi i Klinikës së Kardiologjisë, marrinë ...
JD Vance konfirmohet se nuk do të udhëtojë drejt Pakistanit ...
Moti sot me diell, vranësira dhe riga shiu