Gjykata thekson se ka ardhur në përfundim se masa e arrestit shtëpiak është masë e mjaftueshme dhe adekuate për sigurimin e prezencës të të pandehurve pranë organeve të Prokurorisë dhe Gjykatës në këtë fazë të procedurës penale.
Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinëpër caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve V.K, A.K, I.ZH, dhe S.M për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale, Transplantim i kundërligjshëm dhe trafikimi i organeve dhe qelizave njerëzore.
Të pandehurve V.K, A.K, I.ZH, dhe S.M iu është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji për secilin veç e veç.
Sipas kësaj gjykate të pandehurit dyshohen se në Klinikën Amerikane “Dr. Behar Kusari” si person juridik, në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Transplantim i kundërligjshëm” dhe “trafikimi i organeve dhe qelizave njerëzore”.
Gjykata ka konstatuar se nuk ekzistojnë baza tjera të veçanta në të cilat është thirrur Prokuroria me rastin e përpilimit të kërkesës për caktim të paraburgimit meqenëse të pandehurve iu dihet identiteti, vendbanimi, janë familjarë dhe nuk ka asnjë rrezik të ikjes së tyre.
Prandaj Gjykata thekson se ka ardhur në përfundim se masa e arrestit shtëpiak është masë e mjaftueshme dhe adekuate për sigurimin e prezencës të të pandehurve pranë organeve të Prokurorisë dhe Gjykatës në këtë fazë të procedurës penale.
Palët kanë të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit të Kosovës.
Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit