Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër të pandehurës F.C për shkak të veprave penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe marrja e ryshfetit.
Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurës F.C i është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji.
Ekziston dyshimi i bazuar se e pandehura F.C duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar me qëllim të përfitimit pasuror për vete ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke kërkuar dhe pranuar para nga e dëmtuara M.G për përshpejtimin e rregullimit të disa dokumenteve mjekësore për të dëmtuarën.
Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.
Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit