Muajin e kaluar më 26 Mars në një prej aksioneve më spektakolare të mbajtura ndonjëherë, Policia Speciale e Kosovës, kishte arrestuar drejtorin e të ashtuquajturës Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.
Aksioni kishte bërë bujë të madhe në opinionin publik, ishte raportuar edhe në mediet prestigjioze ndërkombëtare, për shkak të mënyrës së realizimit.
Por, i gjithë ky aksion i zhvilluar me sukses, pa ndonjë të vrarë apo lënduar rënd, ka kërkuar edhe njësite të mëdha policore dhe resurse armatimesh.
Ish- pjesëtari i UÇK-së, Naim Miftari, i cili është njohës i mirë i armëve luftarake, në një prononcim për “Bota Sot”, ka treguar për disa nga armët që Policia e Kosovës ka në inventarin e saj, e që të njëjtat janë përdorur edhe në aksionin për arrestimin e Gjuriqit.
Policia Speciale është e pajisur me pistoleta të prodhimit austriak “Glock 19” dhe “Glock 17”.
Ajo posedon disa lloje të armëve të gjata të familjes së “Hecklerit” siç janë ‘MP5” i gjatë 9 milimetrash me optikë dhe laser.
Ndërsa, arma tjetër të familjes e “Hecklerit” është “MP5 klein” (prodhime gjermane) që është armë më e shkurtër dhe mundë të futet edhe nën rroba.
Policia posedon edhe armën amerikane të familjes Koch, modeli MR556A1.

KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...