Partitë opozitare nuk do të protestojnë në rrugë për të kundërshtuar dy marrëveshjet e gushtit 2015, deri në periudhën kur Qeveria e dërgon në Kuvend për ratifikim Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi. Në ditën kur Demarkacioni pritet të ratifikohet, krahas kundërshtimit në Kuvend, opozita kërcënon edhe me protesta masive nëpër rrugë
Partitë opozitare, “Vetëvendosje”, AAK dhe “Nisma”, edhe pse të pakoordinuara ndërmjet vete, duket se i kanë dhënë vetes një “armëpushim” deri në kohën kur koalicioni qeverisës do ta “kontrabandojë” në Kuvend Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi për ratifikim. Deri në këtë periudhë nuk do të ketë protesta në rrugë, ndërsa në ditën kur Demarkacioni pritet të ratifikohet, opozita kërcënon se do të protestojë brenda e jashtë Kuvendit të Kosovës.
Në anën tjetër, Qeveria e Kosovës ende nuk ka bërë të ditur se kur planifikon ta dërgojë këtë çështje në Kuvend. Zyrtarë qeveritarë kanë thënë se kjo çështje do të përfundojë gjatë muajve të verës madje ata e kanë caktuar qershorin si muajin vendimtar të ratifikimit...(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri)
Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Sërgjan Lazoviqin, mb...
Tirana rikthen gardian dardan, Visar Bekaj
Gërvalla: Kadare i dha Kosovës zë botëror
Begaj viziton Shtëpinë Muze të Kadaresë në 90-vjetorin e lin...
Rreth 60 persona intervistohen në Policinë e Gjakovës për ma...
Vetëvendosje dorëzon në polici kërkesë për hetim të kontratë...