Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka shpërndarë sot maska në qytetin e Podujevës bashkë me të rinjtë e organizatës Pen, raporton Gazeta Express.
“Shpërndarja e maskave gjatë ditës në qyetin e Podujevës bashkë me të rinjët e organizatës Pen është pjesë e projektit të rradhës, “Be ëith us”, projekt ky i mbështetur edhe nga Ambasada e Japonisë në Kosovë dhe UNICEF”, shkruar Zemaj në Facebook.
Ai ka thënë se e kanë të konfirmuar se së shpejti do të marrin edhe ndihma të reja nga UNICEF.
“Tashmë kemi të konfirmuar se shumë shpejt do të marrin edhe një mbështetje tjetër nga UNICEF e që ka të bëjë me pajisje mbrojtëse profesionale me mbi 30 tonë si dhe nga Japonia ndihmën e rradhës me medikamente për Sars Covid 19. Gjatë aktivitetit të sotëm ishim të shoqëruar edhe nga ministrja e Kulturës Vlora Dumoshi, nënkryetari i Podujevës Nexhmi Rudarin si dhe Bujar Fejzullahun drejtor i PEN”, ka shkruar Zemaj.
Shkupi në alarm nga gjarpërinjtë
Propozohet rezolutë në Kuvendin e Serbisë për dënimin e krim...
E akuzoi për lidhje me Gjestin, Loredana Brati i kundërpërgj...
Kos: Shqipëria “basti im”, integrimi në BE brenda mandatit t...
Manchester United synon Ederson nga Atalanta
Protesta në Shkup për provim të Jurisprudencës në shqip, Mic...