Profesori universitar, Armend Muja, ka thënë se nuk është e vërtetë që Gjermania ka qenë nga fillimi penguese e procesit të liberalizimit të vizave.
Sipas tij ky proces është i lidhur ngushtë me Francën.
“Çelësi i liberalizimit të vizave ndodhet në Paris. Kryeministri Haradinaj kur ta merr bekimin e ministrit të Brendshëm të Francës për këtë atëherë mund të themi se do të ndodhë. Liberalizimi i vizave mund të merret me konsensus. Franca ka qenë në presion kohët e fundit për shkak të mos liberalizimit të vizave dhe Presidenti Macron. Debati i brendshëm francez është kundër zgjerimit dhe liberalizimit të vizave”, ka thënë Muja në Zona e Debatit në Klan Kosova.
“Deri në vitin 2015 e kam parë si proces teknik. Plani ishte në 2014-2015 dhe paradoksalisht ishte i lidhur me marrëveshjen e famshme të asociacionit. Na mbetet tash të shihet si do të vendos Parisi. Sentimentet anti migracion ka qenë i pranishëm në BE kohët e fundit me të cilin edhe janë fituar zgjedhje. Pa u konfirmuar Komisioni Evropian nuk mund të pritet liberalizimi i vizave deri në dhjetor”.
Muja ka thënë se në këtë çështje arra të forta do të jenë Franca dhe Holanda.
“Do të jenë të ashpra deri në momentet e fundit”.
30 komuna përmbyllin procesin e rinumërimit
MASHT me vendim për rishikimin e kurrikulave për arsimin fil...
Detaje të reja rreth aksidentit tragjik të tifozëve të PAOK-...
Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Ramadan Meholli
Kosova merr urim të veçantë nga Ambasada e SHBA-së pas prani...
Osmani: Kosova do të vazhdojë të ecë përpara, e palëkundur n...