Policia e Kosovës në Ferizaj dhe Shtime ka ndaluar dy persona për armëmbajtje pa leje.
Sipas njoftimit, në Shtime ka shoqëruar në polici një 51 vjeçar tek i cili kanë një pushkë të gjuetisë me pesë fishekë, shkruan Arbresh.info.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të shtetit është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar armë e zjarrit, e cila ishte dhe me dokumentacion të skaduar.

Ndërkaq sot reth orës 03:40, në rrugën ‘’Reçaku’’ në Ferizaj, gjatë patrullimit policët e stacionit të Ferizajt kanë ndaluar një veturë me targa vendore dhe gjatë kontrollimit të personave dhe veturës, tek i dyshuari i moshës 44 vjeçar është gjetur një armë zjarri (pistoletë) me 10 fishkë.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë.
Pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari A.S është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore.
Ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit./Arbresh.info/

Policia dhe EULEX-i në Jabukë të Zubin Potokut
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...