Mbrëmë policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informacion se në Shtërpcë është një rast i kanosjes.
Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur e më pas janë konfiskuar, një pushkë e gjuetisë, një thikë, një rrethatore dhe sasi e municionit.
Bëhet e ditur se organet e rendit janë në kërkim të personit të dyshuar, ndërsa rasti është cilësuar ‘’ Armëmbajtje pa leje dhe kanosje’’.
“Me datën 26.04.2023, rreth 18:36 policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informacion se në Shtërpcë është një rast i kanosjes. Policët e rendit dhe policët hetues menjëherë i janë përgjigjur kësaj informate dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj kanë shkuar në shtëpinë e të dyshuarit S.D (M/K) i moshës 48 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje kishte kanosur bashkëshorten e tij, ndërsa gjatë bastisjes në shtëpinë e tij janë gjetur e më pas janë konfiskuar: një pushkë e gjuetisë, një thikë, një rrethatore dhe sasi e municionit. Policia e stacionit në Shtërpcë i ka marr veprimet e nevojshme dhe është në kërkim të personit të dyshuar, ndërsa rasti është cilësuar ‘’ Armëmbajtje pa leje dhe kanosje’’, thuhet në njoftimin e PK-së/Arbresh.info/

Vdes pjesëtari i Policisë së Kosovës, Skender Dvorani
Macron e uron Magyarin për fitoren: Të ecim bashkë drejt një...
U deklaruan miq të ngushtë, por Ludo Lee thotë se nuk ka kon...
Vikor Orban humbi pas 16 vitesh në pushtet/ Von der Leyen pë...
Serbia promovon kriminelet e luftës, ngjall reagime për revi...
Kosova e mbyll grupin si lider, barazim me Malin e Zi