Armë në këmbim të mosnjohjes së Kosovës, Cramon: Ka gjasa që Vuçiq ka takuar për këtë Zelenskyn

11:50 | 22 Gusht 2023
A Z

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar pas takimit në Athinë të presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky me atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ajo në llogarinë e saj në rrjetin social X ka shkruar se Vuçiqi është takuar me Zelenskyn për të ushtruar presion mbi Ukrainën.

“Saktë: ka shumë gjasa që Aleksandar Vuçiq ra dakord të takohet me Volodymyr Zelenskyn për të ushtruar kryesisht presion mbi Ukrainën: armët për mosnjohjen e Kosovës. Unë shpresoj se Zelensky kupton se çfarë rreziku politik mund të sjellë një marrëveshje e tillë. Pavarësia e Kosovës dhe stabiliteti janë gjithashtu në interes të Ukrainës”, shkroi von Cramon në Twitter./Arbresh.info/