Armatim i rëndë zbulohet në një shtëpi të pabanuar në Zubin Potok, konfiskohet AK-47 dhe granatë dore

08:48 | 22 Mars 2026
E.H

Policia e Kosovës njofton se kanë gjetur armatim pa leje në një shtëpi të pabanuar në fshatin Varage të Zubin Potokut.

Sipas policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një AK-47 me pesë karikator të mbushur me 68 fishekë, dy uniforma të kamufluara, pajisje për pastrimin e armëve dhe një granatë dore, ku këtë të fundit e kanë tërhequr njësiti i EOD-së.

“Varage, Zubin Potok/ 21.03.2026-11:55. Policia gjatë patrullimit – kontrollit në një shtëpi të pa banuar kanë gjetur dhe konfiskuar: një AK-47 me pesë karikator të mbushur me 68 (gjashtëdhjetë e tetë) fishekë, dy uniforma të kamufluara, pajisje për pastrimin e armëve dhe një granatë dore, ku këtë të fundit e kanë tërhequr njësiti i EOD-së. Është njoftuar prokurori, rasti dhe rasti është nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale