Avni Arifi, këshilltari politik i kryeministrit Ramush Haradinaj thotë se Kosova ka marrë obligim ndërkombëtarë për krijimin e asosacionit të komunave serbe në formë të avancimit të komunitetit serb në Kosovës.
Përmes një statusi ne facebook, Arifi, ka thënë se Kosova kurrë nuk ka marrë obligim që të krijojë asociacion që do tē shërbejë si instrument i shtetit Serb për defunksionalizimin dhe kontrollimin e shtetit të Kosovës.
Shkrimi i plotë:
Kosova ka marrë obligim ndërkombëtarë për krijimin e asociacionit të komunave serbe si formë e avancimit të pozitēs së komunitetit Serb në Kosovë.
Në këtë qëndrim Kosova vazhdon të kërkojë zgjidhje dhe ka koncenzus të mjaftueshëm në shoqërin e Kosovës për gjetjen e një zgjidhje gjithnjë duke ruajtur kushtetutshmërinë, tërësinë territoriale dhe funksionalitetin e shtetit. Kosova kurrë nuk ka marrë obligim që të krijojë asociacion që do tē shërbejë si instrument i shtetit Serb për defunksionalizimin dhe kontrollimin e shtetit të Kosovës. Ideja që nëpërmjet asociacionit të depërtohet në funksionim të shtetit të Kosovës është perfide dhe nuk do të kaloj./arbresh.info/
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë