Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga PDK

19:32 | 7 Dhjetor 2025
E.H

Arian Tahiri ka njoftuar se do të jetë kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.

Pasi nuk arriti të zgjedhjet kryetar i Mitrovicës në zgjedhjet lokale, Tahiri tha se mori këtë vendim me besim të plotë se kryetari i PDK-së, Bedri Hamza i duhet vendit, shkruan Arbresh.info.

Tahiri në këto zgjedhje garon me numrin 30.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Me kënaqësi ju njoftoj se kam vendosur të jem në listën e PDK-së për Kuvendin e Kosovës, me besim të plotë se Bedri Hamza i duhet vendit tonë.

Përveç Mitrovicës, ndjej se kam energji dhe dëshirë të kontribuoj për të gjithë vendin tim.

Në listë më gjeni me numër 30!

Faleminderit për besimin dhe përkrahjen!/Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme