Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi në komunën e Mitrovicës.
Kandidati për kryetar të Mitrovicës nga PDK, Arian Tahiri ka bërë të ditur se sot zyrtarisht me Qazim Nimanin e AAK-së i kanë bashkuar rrugëtimit dhe vizionit të tyre për Mitrovicën.
“Sot, zyrtarisht edhe AAK-ja i është bashkuar rrugëtimit dhe vizionit tonë për Mitrovicën. Faleminderit kryetarit z. Qazim Nimani dhe strukturave të AAK-së për besimin dhe mbështetjen! Mitrovicën e kemi shtëpi dhe së bashku do ta ndërtojmë kapitullin e ri të bashkëpunimit, punës dhe shpresës. 9 nëntori do të jetë dita e bashkimit të qytetarëve, sepse Mitrovica është mbi partitë politike”, ka shkruar Tahiri./Arbresh.info
Sinani takon ambasadorin Jashari, diskutojnë për zhvillimet ...
Hapet zyrtarisht Gjykata Administrative
Situata në Lindjen e Mesme, anulohet miqësorja SHBA-Shqipëri
Pas votëbesimit në Kuvend, ministrat e rinj të qeverisë Rama...
Katari raporton sulm me raketa mes përshkallëzimit rajonal
Kurti: Epopeja e UÇK-së, ngjarje përcaktuese në historinë mo...