Këshilltarja Politike e Kryeministrit të Republikës së Kosovës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, Ardita Sinani, ka marrë pjesë në organizim për shënimin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në Beograd.
Sinani përmes një postimi në facebook, e quajit këtë organizim, simbolikë shumë domethënëse.
“Nga të gjitha, shenimi i përvjetorit të 15 të Pavarësisë së Republikës së Kosovës në Beograd ishte i veçantë. Simbolikë shumë domethënëse. Pikërisht sepse njohja e realitetit nga kryeqendra e Serbisë për Republikën e Kosovës, do të jetë shans për demokratizimin e Serbisë”, ka shkruar Sinani.
“Njohja e realitetit nga ana e Serbisë për Republikën e Kosovës dhe respektimi i parimit të reciprocitetit të të drejtave të pakicave në shtetet respektive, është garancë për paqe afatgjate të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar ajo./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...