Shefi i grupit parlamentar të LDK-së Arben Gashi ka folur në lidhje me ndërprerjen e seancën pas protestës së VV-së, me të hyrë në sallë zëvendëskryeministri Driton Selmanaj.
Sipas tij veprimet e Vetëvendosjes të cilët duke i goditur tavolinat e tyre me duar pamundësuan fjalimin e Selmanajt në Kuvend, janë të papranueshme.
“Nëse Vetëvendosje e vlerëson se në kuvendin e Republikës së Kosovës, qeveria e Kosovës nuk duhet të jetë kjo, nëse kanë vërejtje për ndonjërin anëtarë, Kushtetua i parasheh mekanizmat demokrati, mocioni i mosbesimit apo ndaj ndonjë anëtari të saj”, tha Gashi.
Ai ka thënë se Kuvendi po kapet peng nga kryesuesja e saj, Arbëri Nagavci dhe nga deputetët e Vetëvendosjes.
“Ne deklarojmë se Kuvendi i Republikës po kapet peng nga drejtuesja e Kuvendit dhe nga deputet e partive politike. Drejtuesja e seancës duhet të garantoj kushte që secili deputet të përfaqësoj politikën e tij të deklaroj”, tha Gashi.
Tutje ai tha se ajo çfarë ka ndodhur sot në Kuvend është veprim i dhunshëm./ Arbresh.info/
Deputetja e AAK-së i del në mbrojtje Selmanajt: Për neve është e papranueshme
Driton Selmanaj hynë ne Kuvend, deputetët e VV-së godasin tavolinat e tyre, “jashtë, jashtë”
Bayerni realizon ndaj PSG
Tahiri: Strategjia e Kurtit, pamundësimi i ndërtimit të kons...
“Albin, krejt Kosova po e di që ia ke mësy me kapë shtetin...
Besnik Tahiri: Nuk jemi pjesë e komplotit ndaj shtetit
Përplasje e pazakontë për nënshkrimet mes Bahtirit dhe Lusha...
Nagavci, LDK-së: Po ju presim