Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi, nuk është që e mendon veten veç politikan të mirë.
Ai konsideron se është edhe një djalë i pashëm – bukurosh.
Abrashi pëlqimin për veten e ka treguar me anë të një postimi në profilin e tij në Instagram, ku ka postuar një foto të tij gjatë debatit të mbrëmshëm dhe foton e ka përcjellur me një koment duke shkruar: “Çfarë bukuroshi”.
Abrashi, duke e ditur se s’i mjafton vetëm të qënit bukurosh për ta fituar Prishtinën, në debatin e mbrëmshëm ka shpalosur edhe programin e tij me të cilin, po që se fiton, do ta qeveriste Prishtinën.
Arban Abrashi ka treguar se ka më shumë se 300 projekte që si kryetar i Prishtinës do t’i realizonte brenda mandatit të tij, njofton Klan Kosova.

Vuçiq paralajmëron armatim të ri: Siguria më e ndërlikuar ng...
Kurti për presidentin: Jemi në konsultime me opozitën
Prokuroria kërkon dënim me burgim të përjetshëm për tre të a...
AUV ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shqipëria
“Hajde përgjigju”, Vuçiq sulmon kryeministrin e ri të Hungar...
Abdixhiku prezanton Kryesinë e re të LDK-së