Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, priti sot Ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, Abdelmomen Mohammed Sharaf.
Bashkëbiseduesit vlerësuan se marrëdhëniet shumë të mira midis të dy vendeve mund dhe duhet të intensifikohen. Në këtë kuadër, shkëmbimi i vizitave të nivelit të lartë është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e dialogut politik dhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve.
Ruçi, me këtë rast, shprehu mirënjohjen e Shqipërisë për njohjen e Kosovës nga Arabia Saudite dhe kërkoi nxitjen e lobimin saudit për njohjen e pavarësisë së saj nga vendet e tjera anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik dhe Ligës Arabe, kërkesë që Ambasadori e mirëpriti dhe shprehu angazhimin e tij për të vazhduar të punojë në këtë drejtim.
Kryetari i Kuvendit nënvizoi nevojën e përfundimit dhe nënshkrimit të marrëveshjeve midis të dy qeverive që janë në proces, si ato në fushën fiskale, të turizmit, transportit ajror, në fushën ushtarake etj.
Ai theksoi edhe nevojën e rritjes së bashkëpunimit parlamentar midis të dy vendeve.
Nga ana e tij, Ambasadori Abdelmomen Mohammed Sharaf tha se marrëdhëniet midis dy vendeve mund të zhvillohen e përfitojnë edhe nga Nisma 2030 e Arabisë Saudite, e cila përveç prioriteteve të zhvillimit të vendit, synon edhe nxitjen e bashkëpunimit ndërkombëtar ekonomik e tregtar të Arabisë Saudite.
Në këtë kuadër do te mbështeten më shumë edhe investimet saudite në Shqipëri.
“Ndjenjat pozitive që ju ushqeni dhe mirësia që rrezatoni”, iu drejtua Ambasadori Kryetarit të Kuvendit, “janë një garanci për ngritjen në një shkallë më të lartë të bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Arabisë Saudite”.
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit
Erdogani uron Fitër Bajramin: Zoti e shkatërroftë Izraelin