Marrëveshja në fushën e shërbimeve të transportit ajror Kosovë-Arabi Saudite është aprovuar.
Kjo është bërë e ditur nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Riad.
“Kryeministri i Mbretërisë së Arabisë Saudite, Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman Al Saud, dje në mbledhjen e qeverisë e aprovoi Marrëveshjen mes Kosovës dhe Arabisë Saudite në fushën e shërbimeve të transportit ajror”, thuhet në njoftimin e Ambasadës në Facebook.
Më 29 tetor 2024, ministri tashmë në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapesinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe Ali Bin Mohammed Rajab, Zëvëndespresident ekzekutiv për Transportin Ajror dhe Bashkëpunimin Ndërkombetar nga Autoriteti i Përgjithshem i Aviacionit Civil kishin nënshkruar marrëveshjen për shërbime ajrore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbreterisë së Arabisë Saudite.
Aliu kishte thënë se kjo marrëveshje është me rëndësi të veçantë për aviacionin civil, e cila krijon mundësinë për fillimin e linjave ajrore direkte ndërmjet të dy vendeve.
“Nënshkrimi i marrëveshjes shënon një moment në angazhimin e dy kombeve tona për përmirësimin e lidhjes, nxitjen e rritjes së ekonomisë dhe nxitjen e shkëmbimit kulturor. Transporti ajror nuk është thjeshtë një mjet udhëtimi, ai është një urë që lidh njerëzit, bizneset dhe idetë përtej kufijve. Mbretëria e Arabisë Saudite ka qenë prej kohësh një partner kyç në rajonin tonë dhe kjo marrëveshje do të lehtësojë lëvizjen më të madhe të mallrave dhe njerëzve ndërmjet vendeve tona. Do të hapë mundësi të reja për linjat tona ajrore, do të forcojë turizmin dhe ekonomitë tona”, kishte deklaruar Aliu./Arbresh.info/
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...
Putin paralajmëron nga Nju Delhi: Zgjerimi i NATO-s kërcënon...
Ambasada gjermane: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funk...
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...
Policia ndalon një automjet në Çagllavicë, kapet kosovari dh...
Gruaja e lënduar dërgohet dy herë në spitalin e Mitrovicës d...