Këshilli i Bashkimit Evropian sot ka zgjatur mandatet e gjashtë Përfaqësuesve Speciale të BE-së (EUSR).
Në mesin e tyre është ambasadorja e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, së cilës i është zgjatur mandati për gjashtë muaj të tjerë, pra deri më 31 gusht 2020, shkruan arbresh.info.
Apostolova u emërua për herë të parë në gusht 2016.
Përfaqësuesit Specialë të BE-së promovojnë politikat dhe interesat e BE-së në rajone të caktuara dhe vende, si dhe çështje me shqetësim ose interes të veçantë për BE-në.
Ata luajnë një rol aktiv në përpjekjet për të konsoliduar paqen, stabilitetin dhe shtetin e ligjit.
EUSR-të e parë u emëruan në 1996.
Aktualisht, tetë EUSR mbështesin punën e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell./arbresh.info/
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...