Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër Albin Kurti dhe nënkryetari i Lëvizjes, Dardan Sejdiu kanë takuar sot shefen e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova.
Kjo është bërë e ditur përmes komunikatës për media të dërguar nga ky subjekt politik, me c’rast kanë theksuar se në këtë takim është diskutuar situata pas certifikimit të zgjedhjeve të 11 qershorit dhe disa prioritete të tjera.
“Në këtë takim në zyrat e BE-së, u diskutua situata pas çertifikimit të zgjedhjeve të 11 qershorit, vizita e delegacionit të VETËVENDOSJE!-s në Bruksel si dhe disa nga prioritet qeverisëse të Lëvizjes”, thuhet në komunikatën e dërguar nga Vetëvendosje.
Sipas njoftimit për media, thuhet se në këtë takim është theksuar edhe nevoja e bashkëpunimit të vazhdueshëm mes të dyja palëve.
“Palët u dakorduan për bashkëpunim të mëtejshëm e të vazhdueshëm dhe intensifikim të raporteve”, thuhet më tej në komunikatë.
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin
Gjilan: Mbi 30% e qytetarëve votuan deri në orën 15:00