Përfaqësuesja e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova ka lavdëruar përpjekjet e Qeverisë së Kosovës për të ecur përpara në Agjendën e Reformave Evropiane.
Por Apostolova ka përmendur edhe problemet e mëdha që ka Kosova duke shtuar se autoritetet vendore duhet të bëjnë më shumë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ashtu si edhe në ndërtimin e një gjyqësori të pavarur.
Apostolova që këto komente i ka bërë në konferencën “Agjenda për Reforma Evropiane: Raporti i progresit për qeverisjen e mirë dhe sundimin e ligjit” ka përmendur edhe çështjen e financimit të partive politike.
Ajo këtë e ka cilësuar ende si problem ashtu sikur edhe emërimet në organet e pavarura, njofton Klan Kosova.
Përfaqësuesja e BE-së ka lavdëruar vendimet e kryeministrit Haradinaj për shkarkimin e disa anëtarëve të bordeve që janë emëruar jashtëligjshëm por që sipas saj, ka ende shumë punë për tu bërë në këtë fushë.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kohë më parë ka marrë vendim për shkarkimin e disa anëtarëve të Bordeve të Drejtorëve të disa Ndërmarrjeve Publike.
Vendimi për shkarkimin e tyre kishte ardhur pas konstatimit të Agjencisë Kundër Korrupsionit se me rastin e emërimit të tyre është shkelur Ligji i Ndërmarrjeve Publike.
Apostolova ka përmendur edhe përmirësimin e domosdoshëm të administratës publike.
Mustafa për Bukoshin: Ishte kolos i pavarësisë së Kosovës
Gazetari nga Austria: Një vajzë nga Kosova në mesin e viktim...
Gjarpri hyn në Parlament, deputetët ia mbathin nga salla
Shqiptarit në Itali i gjendet 2.5 milionë euro kokainë dhe m...
10 gra nga Siria e Iraku viktima të një skeme mashtrimi me k...
“Ndeshja e Yjeve” në agjendën e komunës së Prish...