Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka thënë se nuk kanë marrë ftesë për takim me krerët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Në parim, ambasadorja Apostolova takon të gjithë liderët politikë nëse e ftojnë. Për momentin, nuk kemi ftesë të tillë”, ka thënë zëdhënësja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Dinka Zivalj.
Se nuk kanë marrë ftesë për takim të përbashkët kanë deklaruar për Gazetën Express edhe nga ambasada gjermane në Prishtinë.
Dje kryetari i VV-së, Albin Kurti, dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa, ishin pajtuar që në takimin e sotëm të ftojnë ambasadorët e QUINT-it dhe shefen e Misionit të BE-së në Prishtinë.
Para përgjigjes së BE-së, edhe shtetet e QUINT-it deklaruan se nuk synojnë ndërmjetësim në bisedimet për formimin e koalicionit qeverisës.
MABCO: Hapja e aeroportit të Vlorës në rrezik
Tahiri nga AAK: Besojmë që do të konstituohet Kuvendi, por K...
Çitaku: Në seancën e parë të punës, do të kërkojmë të mirato...
Kusari: Ka gjasa që sonte të jenë dy seanca
Kusari-Lila: Albulena Haxhiu do të jetë Kryetare e Kuvendit
Kush do ta drejtojë seancën sot?