Apostolova në tre vjetorin e MSA-së: Kosova ka bërë shkelje të marrëveshjes

11:06 | 1 Prill 2019
M. A.

Instituti EPIK ka organizuar sot një tryezë diskutimi në tre vjetorin e Marrëveshjes Stabilizim Asocimi (MSA). Në këtë tryezë të organizuar, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se Qeveria e tij nuk e ka heq fokusin për zbatimin e kësaj marrëveshje, shkruan arbresh.info.

“Kosova është Evropë edhe në gjeografi dhe gjeologji. Ne kemi edhe kontratë të përbashkët për MSA që e nënshkruam në vitin 2016, që Kosova të arrij anëtarësim të plotë në EU. Ne e kemi te anëtarësuar tani MSA si Era 1 dhe Era 2. Qeveria e Kosovës nuk e ka heq fokusin nga zbatimi i MSA, po punojmë shumë bashkë me ekipin e Apostolovës. Më vjen shumë mire që parlamenti i BE i ka dhënë përkrahje Kosovës për lëvizje të lirë të qytetarëve të saj. Rendi dhe ligji është në përparim në Kosovë. Kur dëgjojmë lajme të këqija në Kosove është diçka e mirë, sepse mediat janë të lira të raportojnë dhe askush më nuk fsheh veprimet e paligjshme” tha Kryeministri Haradinaj.

Ndërsa shefja e zyrës së BE-së, Natalya Apostolova tha se Kosova sa më shumë qe zbaton MSA-në aq më shumë i afrohet Bashkimit Europian.

Sipas saj, Kosova ka bërë shkelje të kësaj marrëveshje, e njëra ndër to është tarifa 100% ndaj shtetit të Serbisë.

“Marrëveshja ofron marrëveshjen konkrete për sundimin e ligjit për me luftu korrupsionin për ekonominë etj. Faktikisht kjo është zemra e tregut të BE-së. Është shume e rëndësishme që Kosova të fokusohet në treg, në ekonomi. Kosova duhet të garantoj mbrojtjen pronësore intelektuale. Janë marrë shumë vendime qe janë në kundërshtim me MSA e njëra ndër to është taksa 100%, cila  është shkelje e CEFTA-së. Ne jemi të zhgënjyer se lidershipi i Kosovës, ne duam të shohim vizion se si fondet do të  zhvillohen ne ekonomi” tha Apostolova

E një replikë të shkurtër për ketë çështje pati Kryeministri Haradinaj, i cili nuk la pa përmendur dialogun me Serbin. Sipas tij, Frederica Mogherini e ka devijuar këtë dialog.

“Ka shkaktuar Mogherini trauma e ka devijuar edhe dialogun. Kisha dashtë edhe unë me i jep permirësim pak këtij dialogu” tha ai

Ambasadorja finlandeze në Kosovë, Pia Stjernvall, tha se është e rëndësishme qe kjo marrëveshje te zbatohet sepse vlen për të mire te qytetarëve të Kosovës.

“BE i ka ofruar Kosovës një kornizë politike dhe ligjore. MSA ofron shumë përfitime për qytetarët nëse zbatohet kjo marrëveshje, këto reforma vlejnë për përmasimin e jetës së qytetarëve. MSA ka bërë një shoqëri më transparente. Finlanda e përkrah këtë” tha ajo./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale