Zyra e BE-së në Prishtinë, ka lëshuar një deklaratë për media, pas pas deklaratës së përbashkët të presidentëve të Kosovës dhe Malit të Zi, për marrëveshjen e Demarkimit, ku thotë se Kosova me këtë bën një hap të rëndësishëm drejt heqjes së vizave.
Me këtë rast, Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian, Natalija Apostolova, ka thënë se e mirëpret deklaratën e përbashkët midis presidentëve të Kosovës dhe Malit të Zi për demarkacionin e kufirit, si një hap i rëndësishëm në drejtim të regjimit pa viza për Kosovën.
Ajo ka bërë të ditur se në një takim në prani të presidentit Thaçi, partitë politike treguan se një konsensus i gjerë në interes të Kosovës.
Më tej, Apostolova ka thënë se shpreson që Demarkkacioni të ratifikohet shpejt.
“Po presim që suksesshëm dhe shpejt të ratifikohet marrëveshja e diskutuar gjatë në demarkimin me Malin e Z që do t’i sjellë qytetarëve të kosovës të gazojnë mundësitë për lëvizje të lirë”, ka thënë Apostolova.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër