Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova ka kërkuar sot që Kuvendi i Kosovës nesër të votoj Demarkacionin me Malin e Zi.
Apostolova e bëri këtë deklaratë në një konferencë të përbashkët me media që pati me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas takimit me të, shkruan Arbresh.info.
Sipas saj, ratifikim i demarkacionit do të jetë një veprim i rëndësishëm drejt liberalizimit të vizave në Kosovë ndonëse ka shtuar se nevojitet edhe luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Është e rëndësishme që votimi i Demarkacvionit të bëhet nëser. Ratifikimi do të jetë një veprim i rëndësishëm drejt liberalizimit të vizave në Kosovë. Kosova akoma duhet të përpjekjet për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar mirëpo demarkacioni ju ofron me Evropën. Deputetët duhet të mendojnë për qytetarët, pasi liberalizimi i vizave jep mundësi më të mira për ata”, u shpreh Apostolova.
Ajo shtoi se vizita e krerëve të BE-së nesër në Kosovë, Juncker, Hahn dhe Mogherini është një mundësi e mirë që deputetët e Kosovës ta përfaqësojnë gjithpërfshirjen në Kuvend.
Apostolova tha se Kosova duhet ta ndihmoj BE-në në mënyrë që edhe kjo e fundit ta ndihmoj Kosovën./Arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1705256636206088/
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj