Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për media ka bërë të ditur se shpejti do të filloj vaksinimi me vaksinën HPV për djemtë, vaksinë që ndihmon në parandalimin e shumë llojeve të kancereve.
Ai theksoi se vaksinimi për vajzat ka nisur vitin e kaluar dhe deri më tani me këtë vaksinë janë vaksinuar 10 mijë vajza, raporton Arbresh.info “Sot është një ditë e rëndësishme për shëndetin e fëmijëve dhe zhvillimin e politikave shëndetësore.
Ky është një hap i madh drejt parandalimit të sëmundjeve serioze.
Virusi HPV shkakton shumë probleme dhe është shkaktar i shumë llojeve të kancereve. Vitin e kaluar miratuam përfshirjen e tri vaksinave të reja në kalendarin e fëmijëve.
Kjo nuk është vetëm një mundësi për vajzat, por edhe për djemtë, duke ofruar mbrojtje kundër sëmundjeve serioze.
HPV është një virus shumë i rrezikshëm dhe vaksinimi i djemve është një hap shumë i domosdoshëm,” tha Vitia.
Ai shtoi se vaksinimi është i nevojshëm për të rinjtë, pa marrë parasysh gjininë. “Deri më tani, 10 mijë vajza nga grupi i synuar janë vaksinuar.
Vaksinimi i të rinjve, për të dyja gjinitë, është shumë i domosdoshëm,” tha ai./Arbresh.info
Cilat janë fazat e marrëveshjes mes Izraelit dhe Hamasi
Rrahmani: Është shqetësuese migrimi dhe rënia e natalitetit ...
Ekzistojnë tri teknika të provuara për zbrazjen e shpejtë të...
Pas 26 vjetësh gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit
Si ta gjesh numrin tënd me fat sipas numerologjisë
Si të ulni tensionin e lartë me tri metoda natyrale