Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE, diskutohet mes Haxhiut dhe Giaufret

12:22 | 26 Mars 2026
Q L

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim zëvendësdrejtorin menaxhues të Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm për Ballkanin Perëndimor (EEAS), Emanuele Giaufret.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend dhe rëndësinë e vazhdimit të reformave.

Kryetarja Haxhiu e njoftoi z. Giaufret për punën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, marrëveshjet e ratifikuara, përfshirë Planin e Rritjes, si dhe për prioritetet institucionale.

Në takim, Kryetarja Haxhiu theksoi gjithashtu aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, seriozitetin dhe përkushtimin institucional, si dhe mbështetjen që nevojitet nga partnerët në BE në këtë drejtim.

 

Shpërndaje në rrjete sociale