Gjykata e Apelit nëpërmjet një komunikate për media ka sqaruar procedurën e lirimit të të akuzuarit Sabit Geci nga të gjitha masat e sigurisë, pasi që dënimi i tij ishte pezulluar nga Ministria e Drejtësisë për tre muaj.
Gjykata Themelore e Mitrovicës më 14 tetor ka rikthyer Gecin në paraburgim pasi që ai ishte pezulluar.
“Ankesa e avokatit mbrojtës Haxhi Millaku e paraqitur më 15 tetor 2015 në emër të të pandehurit Sabit Geci, kundër aktvendimit të kryetarit të trupit gjykues të Gjykatës Themelore të Mitrovicës të lëshuar më 14 tetor është pranuar si e bazuar dhe të gjitha masat e sigurisë janë ndërprerë”, thuhet në një komunikatë të Gjykatës së Apelit.
Lënda penale në të cilën SabitGeci është liruar në shkallën e parë dhe ku Gjykata e Apelit ka ndërprerë masat e sigurisë ndaj tij është e ndryshme nga lënda penale në të cilën ai është dënuar me 15 vite burgim dhe ku dënimi i është pezulluar nga Ministria e Drejtësisë.
Në këtë rast, kolegji gjyqësor, ka vepruar në bazë të nenit 367 paragrafi 4.1 i Kodit të Procedurës Penale, i zbatueshëm për paraburgimin p as lëshimit të aktgjykimit në shkallë të parë, përcakton si në vijim:
“Trupi gjykues gjithmonë ndërpret paraburgimin dhe urdhëron lirimin e të akuzuarit nëse është liruar nga akuza”.
“Kushtet për paraburgim i referohen ‘mutatis mutandis’ ndërprerjes jo vetëm të arrestit shtëpiak, por edhe masave të tjera të parapara në Kod si: ndalimi për t’iu afruar vendit ose personit të caktuar dhe lajmërimi në stacionin e policisë.
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan