Gjykata e Apelit e ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë – dega në Rahovec – me të cilin Hilmi Zena, ish-bashkëshorti i Antigona Morinës, do ta vuajë dënimin prej dy vjetësh. Vendimin e formës së prerë e ka mirëpritur mbrojtja e familjes Morina.
Hilmi Zena, ish-bashkëshorti i Antigona Morinës, e cila vdiq për shkak të hemorragjisë së vazhdueshme, do ta vuajë dënimin për moskryerje të obligimeve familjare.
Gjykata e Apelit e ka vërtetuar aktvendimin e Gjykatës Themelore të Gjakovës – dega në Rahovec – e cila Zenën e kishte dënuar me dy vjet burgim.
Avokatja Bytyqi –Gashi, në emër të familjes, thotë se ky nuk ishte dënimi meritor megjithatë, sipas saj, pas tetë vjetësh, drejtësia po vihet në vend.
Antigona Morina vdiq tetë vjet më parë nga hemorragjia e vazhdueshme, tri ditë pasi u martua, derisa burri nuk i kishte ofruar ndihmë mjekësore, por e kishte dërguar atë te shehu, raporton KTV.
Kurse, në gjykimin e shkallës së parë, Zena ishte shpallur i pafajshëm.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër