Gjykata e Apelit ia ka ulur dënimin Tom Dodajt, i cili akuzohet për shitjen e armës me të cilën dyshohet se u vra Liridona Ademaj në nëntor të vitit 2023.
Gjykata Themelore e kishte dënuar atë me pesë vjet burgim, ndërsa tani i është ulur dënimi në 3 vjet.
Sipas këtij vendimi, Dodajt do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 09.12.2023 deri me datë 17.04.2024.
Dodaj ngarkohet me vepren penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse”.
Ai e kishte pranuar fajësinë mbi këtë vepër, mirëpo nuk po pajtohet me lartësinë e dënimit.
Për vrasjen e Liridona Ademajt akuzohen bashkëshorti i saj, Naim Murseli, si dhe Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.
1 muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për plagosjen e trefisht...
Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në Iowa të ...
Situata me ujin e pijshëm, IKSHPK del me njoftim
Ambasada në Prishtinë rikujton: DASh ka pezulluar lëshimin e...
Kurti takoi ambasadoren e re të Estonisë
Arrestohet në Fier 23‑vjeçari në kërkim ndërkombëtar, pjesë ...