Associated Press i ka kushtuar një shkrim kërkesës së Kosovës që të futet në hartën e Apple.
AP shkruan se ministrja e Jashtme e Kosovës tha se ajo i kërkoi Apple për përfshirjen e vendit të saj në hartën e Apple.
Ministrja Meliza Haradinaj postoi në faqen e saj në Twitter të dielën se ajo i kishte shkruar një letër Drejtorit të Përgjithshëm të Apple Tim Cook “për të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të paraqitur saktë kufijtë e njohur ndërkombëtarisht të Kosovës në Shërbimin e saj AppleMap.”
Në ato harta, Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë, diçka që ministrja tha se ishte “në kundërshtim të drejtpërdrejtë me realitetet politike dhe ligjore”.
Kosova, e dominuar nga shqiptarët etnikë, shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, një veprim i njohur nga rreth 100 vende – por jo nga Serbia, shkruan tutje AP.
Haradinaj përmendi që ofruesit e tjerë të shërbimeve digjitale si LinkedIn, Twitter, Facebook, Spotify kishin përditësuar “platformën dhe opsionet e tyre për të përfaqësuar saktë Republikën e Kosovës si një shtet sovran dhe të pavarur”.
Apple nuk i është përgjigjur ende kësaj kërkese.
“Po ecim me shpejtësi”, Rama për çmimin e naftës: E mbajmë n...
37 aksidente dhe mbi 1600 gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë
U tërhoq nga uji nga një qytetar, policia jep detaje për gru...
Superliga vazhdon me tri super përballje, vëmendja në Gjilan
Trump i jep ultimatum Iranit: Keni 48 orë ose do t’ju ...
Rama uron Ditën e Sulltan Nevruzit: Mesazh paqeje dhe harmon...