Komuna e Rahovecit njofton se me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë, është anuluar mbrëmja muzikore e planifikuar të mbahet sot në këtë komunë.
“Përkundër që Komuna e Rahovecit ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar rregull në bashkëpunim me policinë e komunës tonë, kërkesa jonë dhe e komunave tjera është anuluar deri në njoftimin e ardhshëm nga Qendra Operative e Ministrisë së Punëve të Brendshme”.
“Shpresojmë që sa më shpejtë të shfuqizohen vendime të tilla, gjithmonë duke besuar në vetëdijesimin e qytetarëve për respektim të distancës në evente të tilla”.
“Falënderojmë përzemërsisht gatishmërinë e artistëve tanë, duke shpresuar që shumë shpejt do realizohen evente të tilla kulturore dhe relaksuse për qytetarët, sidomos në kohë pandemie”, shkruan në komunikatën e kësaj komune.
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan