Është anuluar fluturimi PC342 i kompanisë ‘Pegasus Airlines’ i planifikuar të nisej në ora 03:00 nga aeroporti i Prishtinës për në aeroportin e Stambollit (Sabiha Gokçen).
Pas anulimit të këtij fluturimi, pasagjerët do të njoftohen nesër në ora 08:30 se për orarin e ri të fluturimit nga kompanitë ku edhe janë bërë rezervimet e biletave.

Nuk dihet nëse fluturimi u anulua shkaku i kushteve atmosferike që mbizotërojnë tani për tani në vend, apo për shkak të ngjarjes së fundi që ndodhi në aeroportin e Stambollit, ku një aeroplan i kompanisë ‘Pegasus Airlines’ doli nga pista dhe u nda në dysh ku më pas shpërtheu edhe zjarr në të.
120 persona mbetën të lënduar nga kjo ngjarje, teksa tashmë ka nisur edhe një hetim lidhur me gjithë atë çfarë ndodhi në aeroplanin e nisur nga Izmiri për në Stamboll.
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...